Enver Haliti raportohet se do të jetë kandidat i VV-së për komunën e Ferizajt
Enver Haliti pritet të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kështu raporton mediumi “veriu.info”. Lajmi.net ka tentuar të marr një prononcim zyrtar nga Enver Haliti, por ai i fundit, deri në këto momente nuk ka dhënë përgjigje. Deri më tani VV nuk e ka…

Lajme
Enver Haliti pritet të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kështu raporton mediumi “veriu.info”. Lajmi.net ka tentuar të marr një prononcim zyrtar nga Enver Haliti, por ai i fundit, deri në këto momente nuk ka dhënë përgjigje. Deri më tani VV nuk e ka zyrtarizuar ende kandidatin për komunën e Ferizajt.
Haliti ka qenë deputet në legjislaturën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë një mandat në Kuvend në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, transmeton lajmi.net
Në zgjedhjet lokale të kaluara, Vetëvendosje garoi në Ferizaj me Valon Ramadanin, por pa arritur ta fitojë komunën. Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili shihet si favorit për një mandat të tretë.
Përveç Halitit dhe Aliut, në garë për të udhëhequr Ferizajn do të jenë edhe Visar Azemi dhe Xhemile Murati Shabani. Fushata pritet të jetë dinamike në një nga komunat më të mëdha të vendit./lajmi.net/