Enrique: Real Madrid? Jo, ky ekip mund të shpallet kampion në La Ligë
Luis Enrique beson se Sevilla është kandidate për titull të kampionit në La Ligë.

Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kërkon vëmendje nga Sevilla.
Ai ka thënë se skuadra e ardhshme kundërshtare e duelit të dielën është kandidate për titull të kampionit në La Ligë.
“Sevilla është duke ndjekur një evolucion të vërtetë në një projekti të ri. Ata janë duke bërë një futboll të mirë dhe janë një rival i vështirë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”, ka deklaruar Enrique, pwrcjell “Lajmi.net”.
“Sevilla ka pesë fitore, ku e kanë mposhtur edhe Atleticon. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ne, këtë të gjithë e dinë atë. Sevilla mund të jetë një kandidat për titullin”, u shpreh ai.