Enrique: Messi nuk largohet
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se skuadra e tij nuk është duke planifikuar ta shesë Messin gjatë verës, duke shtuar se ata nuk mund të jenë pa të.

Sport
Enrique ka konfirmuar për media se skuadra e Barcelonës nuk është duke planifikuar shitjen e Lionel Messit gjatë fundit të këtij sezoni.
“Ne qëndrojmë largë komenteve dhe spekulimeve që po ndodhin nëpër media. Ne përpiqemi të mbajmë një atmosferë sa më të mirë në dhomat e zhveshjes”, tha Enrique.
“Ne të gjithë presim që Messi të qëndrojë me neve është për sezonin tjetër pasi as ai nuk është duke e planifikuar një largim. Tifozët e duan qëndrimin e tij”, përfundoi trajneri i Barcelonës.