Enis Bytyqi ironizon me klikimet e kolegëve: Kur do i lini këto fore oj estradë?
Enisi thumbon kolegët për klikimet e këngëve.

ShowBiz
Çështja e klikimeve të artistëve shqiptarë komentohet shumë për shkak të asaj se si i arrijnë ato shifra të larta, shkruan lajmi.net.
Këngëtari Enis Bytyqi me anë të një postimi në Instagram, ka ironizuar me klikimet e kolegëve, teksa e merr shembull krahasues yllin botëror The Weeknd.
“The Weeknd i bën dy milionë për një ditë (artisti më i suksesshëm për momentin)… e na *** po i bojm ka 3-4 per ni dit, kur doni mi lon kto fore oj estradë”, ka shkruar ai.
Më pastaj, ai postoi foto të shkëputur nga videoklipi i Jason Derulos, ndërsa shkruan “500k per ni Dit kti…shum i Dobt koka… një m*t i njëjtë”. /Lajmi.net/