Engjëllusha Salihu nis xhirimet për klipin e ri, kënga i dedikohet vjehrrës
Këngëtarja Engjëllusha Salihu po vjen me një projekt muzikor xhirimet e të cilit kanë nisur.
ShowBiz
Ajo për lajmi.net ka treguar se kënga do të jetë ritmike dhe do ti dedikohet vjehrrës, shkruan lajmi.net
‘’Vjehrra e mirë’’ mban titullin kënga për tekstin e së cilës Engji ka treguar se është kujdesur Abaz Selmani ndërsa është punuar nën kompozim dhe orkestrim të Rrahman Kryeziut.
Engji për lajmi.net tha se kënga pritet të publikohet gjatë javës tjetër ndërsa ky projekt premton të ketë suksesin që ajo arriti me ‘Kanagjeqi’ dhe ‘Fustani i bardhë’, dy këngët të cilat janë klikuar mjaft shumë në kanalin zyrtar në Youtube dhe kemi pasur poashtu rastin t’i dëgjojmë edhe në dasma e ahengje të ndryshme familjare.
Për dallim nga koleget e saj këngëtare vajza e Shyhrete Behlulit po ndihet rehat me zhanrin e muzikës që ka zgjedhur të këndoj.
Është diskutuar shpesh nëse po detyrohet të këndoj këtë lloj të muzikës shkak i nënës së saj këngëtare por Engjëllusha në një prononcim të mëhershëm për lajmi.net ka treguar se Shyhrete Behluli nuk ka gisht në përzgjedhjen e saj dhe se ndihet shumë rehat kur këndon popullore.
E pyetur nëse do të bënte ndonjë bashkëpunim me dikë që këndon zhanër tjetër të muzikës ajo nuk mohoj një gjë të tillë përkundrazi ka thënë se do të bëhej një kombinim mjaft i mirë./Lajmi.net/