Endriti viziton Taulant Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin. Balla tha se Endriti i solli nga Haga përgëzime për zgjedhjet dhe lajmin e mirë se presidenti Thaçi është i fort dhe krenar për popullin e Kosovës. “Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit…

Lajme
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.
Balla tha se Endriti i solli nga Haga përgëzime për zgjedhjet dhe lajmin e mirë se presidenti Thaçi është i fort dhe krenar për popullin e Kosovës.
“Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkroi Balla.
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po mbahet në Hagë u që nga nëntori i vitit 2020.