Emre fyen Biliçin, ky e pret në tunel (Video)

Mesfushori i Fenerbahces, Emre Belozoglu e ofendoi trajnerin e Besiktasit, Slaven Biliç, gjatë ndeshjes së tyre. Por, strategu kroat e priti atë në tunel për t’i qëruar hesapet. 

Sport

04/11/2014 11:42

Si zakonisht, derbi mes Fenerbahces dhe Besiktasit nuk kaloi pa incidente. Mesfushori i Fenerbahces, Emre Belozoglu e ofendoi trajnerin e skuadrës kundërshtare, Slaven Biliç.

Mirëpo, ish mbrojtësi i famshëm nuk i harroi fjalët e Emres dhe e priti atë pas ndeshjes në tunel për t’i kërkuar sqarim.

Për fatin e mirë të Emres, intervenuan disa anëtarë të Fenerbahces dhe e larguan atë para se Biliç – që gjatë karrierës së tij si futbollist shquhej për agresivitet – të jetë në gjendje të ketë kontakt fizik me të.

Gjithqka përfundoi me fjalosje.