Emre Can zbulon prapaskenat e largimit nga Juventus: Sarri më telefoni për 20 sekonda dhe…

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can ka zbuluar se pse ai u largua nga Juventus në afatin kalimtar të janarit.

Sport

11/03/2020 17:55

Mesfushori gjerman kishte luajtur një pjesë integrale në sezonin e tij të parë në Torino, duke bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, problemet e Can filluan kur Maurizio Sarri mori përsipër skuadrën verën e kaluar.

“Arsyeja kryesore që lashë Juventusin ishte sepse doja të luaja futboll përsëri”, i tha Can gazetës gjermane Kicker, transmeton lajmi.net.

“Natyrisht që mundësia e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian gjithashtu ndikoi. Dua të jem pjesë e kombëtare gjermane”.

“Sarri mbërriti në verë dhe nuk na kishte trajnuar gjatë javëve të para sepse kishte pneumoni”.

“Pastaj, pasi klubi kishte refuzuar ofertat për mua dhe më nxori jashtë tregut, ai më telefonoi dhe për 20 sekonda më njoftoi se nuk isha në listën e Ligës së Kampionëve’.

“Pas kësaj thirrje, unë u refuzova çdo shans. Mendova se ishte e padrejtë dhe kjo është arsyeja pse vendosa të largohem në janar”.

“Por vendimi nuk ka asnjë lidhje me klubin, as me tifozët”. /Lajmi.net/