Emre Can niset drejt Dortmund për testet mjekësore – arrihet marrëveshja mes dy skuadrave

Emre Can me shumë gjasë do të jetë lojtar i Borussia Dortmund.

Sport

30/01/2020 23:01

Mesfushori i kombëtares gjermane, Can, është afër transferimit në kampionatin elitar të futbollit në Gjermani, në Bundesliga.

Anëtari i Juventus ka pasur mungesë të minutave nën urdhrat e Maurizio Sarri dhe tani është në kërkim të një aventure të re.

Dortmund dhe Juventus janë pajtuar për nja marrëveshje huazimi me obligim për blerje, dhe tashmë lojtari do të kryej testet mjekësore, transmeton lajmi.net.

Nëse zyrtarizohet dhe regjistrohet në kohë, Can do të mund të bëjë debutimin e tij qysh kundër Union Berlinit, të shtunën. /Lajmi.net/