Emocionuese: Momenti kur nëna takon djalin e saj të humbur në plazh
Një fotografi emocionuese është postuar në faqen ‘Jeta osh qef’ në Facebook, që shfaq momentin kur një nënë përqafon djalin e saj me lot në sy, nga trishtimi se mos i kishte ndodhur atij diçka.
Fun
Fotografia, vetëm në tri orë ka arritur që të pëlqehet me të madhe nga përdoruesit shqiptar të Facebook, ku ka pasur edhe mjaft reagime në komente.
Emocionues mbetet momenti kur djali i humbur në plazh, Emani, takon nënën e tij pas shumë orëve. Pas gjithë stresit dhe trishtimit, nëna gjeti djalin e saj të humbur në një plazh të Shqipërisë, transmeton Lajmi.net.