Emocionuese/ Babi përpiqet të shpëtojë fëmijë nga shpërthimi në Bejrut

Një baba përpiqet të shpëtoj djalin e tij nga shpërthimi që dëgjohet në apartamentin e tij.

Fun

06/08/2020 10:50

135 persona kanë vdekur nga shpërthimi që ndodhi në Bejrut, 5mijë të tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton lajmi.net.

Deri më tani janë shfaqur pamje të ndryshme të personave që kanë dëgjuar dhe përjetuar shpërthimin i cili u shkaktua nga shpërthimi i 2.750 tonë nitrat amoniumi.

Në një video tjetër shihet një prind bashkë me djalin e tij. Ata janë në apartament dhe dëgjohet shpërthimi i madh.

Babai shihet duke përqafuar të birin në mënyrë që ta qetësojë nga frika që kishte. Më pas ai e vendos djalin në një vend më të sigurt që të mos lëndohet, ku i bashkohet edhe ai që fëmija të ndjejë më shumë siguri në prezencën e babait.

Përjetime të tmerrshme kishin edhe shumë persona të tjerë ku ndër ta ishin edhe një çift i cili po bënte fotografi të martesës, ky shpërthim i shkatërroi ditën. /Lajmi.net/