Emma Stone me fustan tejet elegant
Aktorja Emma Stone është paraqitur me një fustan shumë elegant me ngjyrë të verdhë në premierën e ‘The Amazing Spider-Man 2’.
ShowBiz
Emma Stone padyshim që ishte ajo që morri tërë vëmendjen në premierën e Spider-Man 2 e cila u mbajt gjatë ditës së enjte në Angli.
25 vjeçarja e cila luan Gwen Stacyn në këtë film, kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë të qelët dhe që ishte tejet i gjatë, duke i treguar linjat e admirueshme të trupit të saj.
Aktorja u fotografua në krah të të dashurit të saj, Andrew Garfield më të cilin u takuan në vitin 2011 në setin e The Amazing Spider-Man 1.