Eminem me fjalorin më të pasur në mesin e muzikantëve

Sipas një studimi, reperi Eminem ka fjalorin më të gjerë në industrinë e muzikës.

ShowBiz

25/07/2015 14:40

Nuk është sekret se Eminem ia din vendin fjalëve. Në fakt, në studimin e fundit të bërë nga sajti i teksteve muzikore, kanë gjetur se fjalori i tij përmban më shumë fjalë se çdo artist tjetër.

Duke marrë 99 artistët më të shitur të të gjitha kohëve, Musixmatch ka krahasuar ‘100 këngët me më shumë fjalë që artistët kanë lansuar ndonjëherë’.

Me totalin prej 8,818 fjalë unike të përdorur në katalogun e tij, reperi ka kaluar të gjithë duke përfshirë edhe Bob Dylan dhe Def Leppard, transmeton Lajmi.net.

Menjëherë pas Eminem, me 6,899 fjalë në vendin e dytë vjen Jay Z dhe Tupac poshtë tij me 6,569 fjalë. Slim Shady gjithashtu fiton edhe në garën për lojën me fjalët.

Në top pesëshe janë edhe Kanye West me 5,069 fjalë dhe Bob Dylan me 4,883 fjalë ndërsa studimi tregon qartë se reperët dhe hip hop artistët ngadhënjejnë në aspektin e përdorimit të fjalëve në tekstet e tyre. (Lajmi.net)