Emina Cunmulaj nget traktor, imazhet i publikon në rrjete sociale
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj po vazhdon misionin që ka nisur, për t’u ndihmuar familjeve në nevojë.
ShowBiz
Nga Amerika në Shqipëri, Emina Cunmulaj ka ardhur me një mision, shkruan lajmi.net
Ajo ka zgjedhur në mënyrë vullnetare të bëhet pjesë e një grupi për t’u ndihmuar familjeve në nevojë dhe deri tani puna po i ecën mirë.
Së fundmi ishte në njërin prej fshatrave në shtetin shqiptar ku edhe njëherë e ka vërtetuar se është një person i thjeshtë.
Emina, gruaja e një burri tejet të pasur, në disa postime shfaqet duke ngarë traktor.
Në emisionin e fundit ku ishte pjesë ajo ka zbuluar se dikur në shtëpinë e saj në fshat mbanin lopë për të cilat edhe kujdesej./Lajmi.net/