Emigrantët ekonomik nuk lejojnë refugjatët të kalojnë në Maqedoni

Emigrantët ekonomik të cilët ndodhen të bllokuar në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, duke protestuar prej mëngjesit të sotëm nuk lejojnë të kalojnë kufirin as refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Lajme

02/12/2015 19:28

Emigrantët ekonomik të cilët ndodhen të bllokuar në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, duke protestuar prej mëngjesit të sotëm nuk lejojnë të kalojnë kufirin as refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, raporton aa.

Situata është përshkallëzuar që nga mëngjesi i sotëm, në momentin kur një grup refugjatësh kalonin kufirin. Në orët e mbrëmjes tensionet me emigrantët ekonomik vazhdojnë të rriten. Ata tashmë kanë arritur të kalojnë kordonin e policisë greke dhe mundohen të kalojnë edhe atë të policisë maqedonase.

Emigrantët ekonomik me brohoritjet dhe thirrjet e tyre “Edhe ne jemi njerëz”, “Jo vetëm Iraku, Afganistani dhe Siria”… thonë se nuk do të lejojnë të kalojnë refugjatët e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, derisa tu jepet leje që edhe ata të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Ndërkohë, numri i policisë greke dhe maqedonase gjithmonë është në rritje, ndërsa në anën maqedonase vërehen edhe topa të ujit.