“Emery nuk do ta fitojë titullin e Premierligës me Arsenalin”

Unai Emery nuk do të arrij të fitojë titullin e Premierligës me Arsenalin, pasi futbolli anglez do të dominohet nga ‘shpenzuesit e mëdhenj’ beson Ray Parlour.

Sport

25/05/2018 20:21

Ish mesfushori i Arsenalit ka thënë se kampionët e Premierligës do të mbajnë larg titullit skuadrën e Arsenalit.

‘Gunners’ kanë vendosur të nisin një epokë të re me trajnerin spanjoll, pas largimit të Arsene Wenger pas 22 viteve.

“Do të doja që ai ta bënte atë, por unë them se nuk do të mundet”, është përgjigjur Parlour në pyetjen nëse Emery mund t’i sjellë titullin Arsenalit.

“Mendoj se Manchester City do të bëhet më i fortë e më i fortë.  Top katër do të jetë e rëndësishme për Arsenalin”./Lajmi.net/