Emerson: Nuk u ktheva te Chelsea sepse i premtova Juninhos se do të qëndroj për një sezon – jam i fjalës

Emerson Palmieri ka zbuluar arsyen pse nuk u kthye te skuadra e Chelsea.

Sport

20/02/2022 10:33

Chelsea e kërkoi me ngulm rikthimin e Emerson Palmieri gjatë janarit, pas lëndimit të Ben Chilwell që la krahun e majtë vetëm me Marcos Alonso.

Lojtari, katroni i të cilit i takon Chelsea, është i huazuar  te Lyon. Përkundër se është lojtar i Chelsea, ‘Blutë’ nuk arritën ta kthejnë. Duket se në këtë vendim rol luajti edhe vet lojtari.

“Nuk u ktheva te Chelsea sepse i kisha premtuar Juninho se do të qëndroja për një sezon”, ka thënë Emerson, transmeton lajmi.net.

“Jam njeri i fjalës. Më pëlqen të jem te Lyon. Dua të jem këtu. Për sezonin tjetër, është e vështirë të thuhet sepse varet edhe nga klubet  tjera, por jam i lumtur këtu”, shtoi mes tjerash italiani.

Emerson Palmieri pati një verë të jashtëzakonshme kur fitonte Euro 2020 me Italinë. Ai pritet të ketë përsëri minuta te kombëtarja, me Spinazzola që mungon si pasojë e lëndimit. /Lajmi.net/