Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka vendosur që Shërbimin Sekret të SHBA-së ta drejtojë një nga agjentët që e mbrojti atë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj republikanit në Pensilvani. Donald Trump Jr njoftoi se babai i tij do të emërojë Sean Curran si drejtor të Shërbimit Sekret, shkruan AP. “Sean është një…

Bota

19/01/2025 08:41

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka vendosur që Shërbimin Sekret të SHBA-së ta drejtojë një nga agjentët që e mbrojti atë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj republikanit në Pensilvani.

Donald Trump Jr njoftoi se babai i tij do të emërojë Sean Curran si drejtor të Shërbimit Sekret, shkruan AP.

“Sean është një patriot i madh dhe do të ndalojë një herë e përgjithmonë gjithë marrëzinë. Nuk ka njeri më të mirë për të qenë në këtë pozicion”, shkroi Trump Jr postoi në X.

Bëhet e ditur se agjencia ka qenë nën vëzhgim dhe presion pasi Trump u plagos në atentatin në një tubim të 13 korrikut 2024 në Butler, Pensilvani dhe pas një atentati të dytë të dështuar në fushën e tij të golfit në Florida më 15 shtator.

Në përpjekjen e parë , veshi i djathtë i Trumpit u godit nga një plumb.

Ndërsa në të dytën shpëtoi pa lëndime.

Raportohet se një nga kritikat kryesore ishte se agjencitë lokale dhe federale të zbatimit të ligjit nuk po komunikonin në mënyrë efektive dhe se gabimi i lejoi të armatosurit të Pensilvanisë të ngjitej në një çati dhe të hapte zjarr ndaj Trumpit.