Emergjenca e COVID-19 zbut UEFA-n për rregullat financiare

UEFA ka vendosur që, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, të zbutë qëndrimin e saj në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë klubet për respektimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Sport

01/04/2020 22:01

Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian “ka pezulluar normat për licencat, që lidhen me përgatitjen dhe vlerësimin e deklaratave të ardhshme financiare të klubeve, ekskluzivizht për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për sezonin 2020-2021.”

Sikurse sqarojnë burime pranë UEFA-s, për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e bilancit financiar, që gjithsesi do të llogaritet në analizën financiare të trevjeçarit.

Në vlerësimin e situatës financiare të klubeve do të merren në konsideratë rrethanat e veçanta që lidhen me emergjencën e Koronavirusit./SS/