Eman Rrahmani thotë se edhe 60 specialistë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për largimin e mjekëve specialistë nga puna. Ai ka bërë me dije se më 2 nëntor të këtij viti një mjeku specialist në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të QKUK-së është larguar nga puna me arsyetimin se i ka skaduar kontrata. Sipas tij, në ditët…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për largimin e mjekëve specialistë nga puna.
Ai ka bërë me dije se më 2 nëntor të këtij viti një mjeku specialist në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të QKUK-së është larguar nga puna me arsyetimin se i ka skaduar kontrata.
Sipas tij, në ditët në vijim sipas informacioneve të cilat posedon rreth 60 doktorë specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë, edhe pse një pjesë e tyre kanë mbi pesë vite që shërbejnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Kjo po ndodh në një kohë kur listat e pritjes për pacientët janë tmerrësisht të gjata dhe mungesa e specialistëve vazhdon të jetë problem serioz”deklaroi Rrahmani./Lajmi.net/