Eman Rrahmani i bindur: Koalicioni për Familjen do të marrë votat e duhura për të hyrë në Kuvend

Bartësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, beson se pas 9 shkurtit Koalicioni për Familjen do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ai ka pohuar se fushatën që janë duke e zhvilluar për momentin është duke ecur mirë, “Fushata është duke shkuar tepër mirë, aq sa as unë personalisht nuk kam prit deri në…

Lajme

18/01/2025 22:26

Bartësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, beson se pas 9 shkurtit Koalicioni për Familjen do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka pohuar se fushatën që janë duke e zhvilluar për momentin është duke ecur mirë,

“Fushata është duke shkuar tepër mirë, aq sa as unë personalisht nuk kam prit deri në këtë nivel do të kemi mbështetje kaq të madhe. Është krijuar një frymë tepër pozitive, kemi depërtuar do të thosha në secilën familje për të qenë të pranueshëm për diskursin, për qëllimin dhe angazhimin”.

“Jemi duke punuar vazhdimisht në teren pa ndalë, natën, ditën edhe po e shohim një rritje të madhe të mbështetjes ndaj koalicionit për familje dhe natyrisht që mbas 9 shkurtit do të jemi pjesë e Kuvendit’’, ka thënë Rrahmani në RTV Dukagjin.

Tutje Rrahmani ka thënë se koalicioni i tyre ka një program qeverisës i cili ka të bëjë me të gjithë sektorët derisa ka shtuar se si koalicion nuk do të lejojnë që të ”legjitimohet martesa burrë me burrë apo grua me grua”.