Elton John: I lumtur që fëmijët e mi nuk e njohën mamanë time

Elton John është shprehur se ndihet mirë që fëmijët e tij nuk ia njohën nënën.

ShowBiz

14/10/2019 08:07

Kantautori i njohur britanik Elton John nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me nënën e tij.

Diçka të tillë ai e theksoi sërish gjatë intervistës më të fundit për “CBS Sunday Morning” ku theksoi se ishte i lumtur që e ëma nuk i kishte takuar fëmijët që ai ka me David Furnish, transmeton lapsi.

“Ajo nuk e pëlqeu kurrë Davidin. Ajo nuk pëlqente asnjë. Ajo nuk kërkoi asnjëherë t’i takonte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopatike”,-ka thënë John gjatë intervistës.

https://www.instagram.com/p/B3Im5Z6l2Fo/