Elon Musk ofron 41.39 miliardë për ta blerë ‘Twitter’

Rrjeti social ‘Twitter’ mund të bëhet me një pronar të ri.

Auto & Tek

14/04/2022 12:34

Miliarderi Elon Musk është ofruar për të blerë ‘Twitter’ për 41.39 miliardë dollarë, përcjell lajmi.net

Shefi ekzekutiv i Tesla tash e disa javë lidhet me një lëvizje të mundshme të tillë dhe tashmë mediat britanike dhe ato botërore bëjnë të ditur se një gjë e tillë po ndodh.

Nuk flitet akoma për një marrëveshje ose jo të Musk për blerjen e ‘Twitter’.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar miliarderit një prej kompanive më të mëdha në botën e rrjeteve sociale. /Lajmi.net/