Elon Musk lanson sonte raketën e ndërtuar me mbetjet e 152 njerëzve të vdekur

Mbetjet e 152 personave do të fluturojnë në orbitë në bordin e 'SpaceX Falcon Heavy' të Elon Musk, mjeti fluturues i të cilit është planifikuar të nisë nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Florida, sonte.

Fun

24/06/2019 23:33

Familjet e të ndjerëve kanë organizuar dërgimin unik përmes ‘ADN Celestis’, një kompani që punon për të vendosur mbetjet njerëzore në anije kozmike të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Secila nga familjet pagoi më shumë se dhjetë mijë euro në vitin 2018, për të vendosur deri në shtatë gram hi të të dashurve të tyre.

Hiri i të ndjerëve është paketuar në kapsula për ruajtjen e metalit të mjetit fluturues. /Lajmi.net/