Elon Musk lanson neuro-teknologjinë që do lidhë trurin me kompjuter

Nisma e fshehtë e neuroteknologjisë së Elon Musk, 'Neuralink', është shfaqur publikisht për herë të parë, e cila besohet se do lidhë trurin njerëzor me kompjuter.

Auto & Tek

17/07/2019 21:17

Teknologjia synon të ndihmojë paraplegjikët të kontrollojnë kompjuterët përmes pajisjeve implantuese në trurin e tyre dhe një ditë të përmirësojnë më shumë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë, transmeton lajmi.net.

Duke folur në një ngjarje në San Francisko, Musk tha se çipi do të ndihmojë “të ruajë dhe përmirësojë trurin tuaj” dhe “përfundimisht të arrijë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”.

Poli-matematicienti miliarder themeloi pajisjen neuroteknologjike me qëllim që njerëzit të jenë në një nivel me kompjuterë dhe, në fund të fundit, të kundërshtojë atë që shumë e perceptojnë si rrezik ekzistencial të paraqitur nga inteligjenca artificiale.

Një teknologji e tillë është e nevojshme për njerëzit që të vazhdojnë me avancimet e shpejta të inteligjencës artificiale, pohoi ai.

Inxhinieri Musk arriti të revolucionojë pagesën në internet me PayPal, transformojë industrinë e makinave elektrike përmes ‘Tesla’-s dhe bëri hapjen e kompanisë private hapësinore përmes ‘SpaceX’. /Lajmi.net/