Elon Musk e pranon se disa njerëz do të vdesin gjatë përpjekjeve për të ndërtuar jetën në Mars

Ndërsa këmbënguli se do të jetë gjithashtu një aventurë dhe përvojë e mahnitshme, Musk theksoi rrezikun.

Auto & Tek

28/04/2021 12:06

Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk, nuk planifikon të dërgojë njerëz në Mars për momentin, transmeton lajmi.net.

Ai paralajmëroi në intervistën e fundit se “një bandë njerëzish me siguri do të vdesin” në fazat fillestare të eksplorimit të Marsit, shkruan “People”.

Njerëz mund të vdesin, do të jetë e pakëndshme dhe ndoshta nuk do të keni ushqim të mirë,”– tha Musk. “Reklamat për udhëtimin duhet të theksojnë se do të jetë një udhëtim i mundimshëm dhe i rrezikshëm, ku mund të mos kthehesh gjallë.

Ndërsa këmbënguli se do të jetë gjithashtu një aventurë dhe përvojë e mahnitshme, Musk theksoi rrezikun.

Sinqerisht, një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin në fillim. S’është për të gjithë. Por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mahnitshme”,- tha ai, duke shtuar me një nënqeshje: “Vetëm vullnetarët!

Kompania hapësinore e Musk ka lëshuar më shumë se 100 raketa gjatë dekadës së fundit në përpjekje për të mundësuar dërgimin e turistëve në Hënë dhe Mars, por një numër i raketave pa pilot kanë marrë flakë.

Megjithatë, ai parashikoi në dhjetor se kompania e tij do të dërgojë njerëz në Mars deri në vitin 2026.

Në vitin 2015, Musk diskutoi për krijimin e një qyteti në Mars pas një uljeje të suksesshme të raketave nga “SpaceX”. Ai më pas publikoi një dokument në qershor të vitit 2017 për ta bërë njerëzimin një specie multi-planetare, duke paraqitur planet për të patur deri në 1 milion njerëz në Mars.

“SpaceX” aktualisht po punon në një automjet të quajtur “Starship”, një sistem i ripërdorshëm që kompania thotë se do të jetë “automjeti më i fuqishëm në botë ndonjëherë”. /Lajmi.net/