Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, lë pas Jeff Bezos

20:49 | 7 Janar 2021

Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Rritja e aksioneve të Teslas ditën e sotme me 6%, bëri që pasuria e Musk të tejkalojë atë të Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë dollarë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Bloomberg.

Në vend të tretë në listën e personave më të pasur në botë është Bill Gates me 132 miliardë dollarë. Përgjatë vitit 2020, aksionet e kompanisë Amazon të themeluar nga Jeff Bezos u rritën me 75 miliardë dollarë për shkak të shitjeve online të nxitura nga kufizimet e pandemisë, transmeton Lajmi.net.

Por kjo shifër nuk është asgjë krahasuar me rritjen prej 106 miliardë dollarë që pësuan aksionet e kompanisë Tesla të zotëruar nga Elon Musk. Ky i fundit kaloi Bill Gates për nga pasuria në muajin Nëntor 2020 duke u ngjitur në vend të dytë në shkallë globale. Por u desh pak kohë që Musk të kapte vendin e parë të tabelës, kur sot aksionet e tij në Tesla u rritën me 10 miliardë dollarë. /Lajmi.net