Elon Mask provon raketën e cila pretendon të i dërgoj njerëzit në mars, por nuk i shkoi ashtu siç e mendoi

Raketat qenkan më të komplikuar sesa mendojmë.

Auto & Tek

22/11/2019 18:27

Një prototip i SpaceX raketë e dizajnuar për të dërguar njerëz në planetin Mars ka përjetuar një dështim të madh përgjatë testimit në Teksas.

Një video e incidentit e incizuar  nga një entuziast lokal i raketave e ka kapur momentin kur raketa ‘Starship MK-1” shpërdhen.

Qëllimi i provës së sotme ishte presionizimi i sistemeve në maksimum, kështu që rezulati nuk ishte edhe i papritur, tha një zëdhenës i firmës hapësinore.

Drejtori i SpaceX, ka zbuluar në rrjetin social Twitter se prova do të vazhdoj tash me një prototip tjetër të  dizajnuar  Starship MK-3, që është më e ridefinuar me karakteristika më të përmirësuar.

“Kjo ndoshta mund të ju duket e çmendur, por ne jemi duke dashur të arrijmë në orbit për më pak se 6 muaj”- deklaroi Musk.

Bilioneri po ashtu deklaron se njerëzimi duhet të kolonizoj Marsin, Marsin dhe pjesë tjera të hapësirë në mënyrë që të sigurohet mbijetesa./Lajmi.net/