Elmi Reçica ngre kallëzim penal ndaj Vudi Xhumshitit

Elmi Reçica i Partisë Demokratike të Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj personazhit Vudi Xhumshiti. Ai tha se këtë e ka bërë për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike. “Sot kam ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit (“Vudi”) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve…

Lajme

11/06/2026 10:50

Elmi Reçica i Partisë Demokratike të Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj personazhit Vudi Xhumshiti.

Ai tha se këtë e ka bërë për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.

“Sot kam ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit (“Vudi”) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike. Kam besim të plotë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe se këta shpifës e kërcënues do ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Reçica në Facebook. /Lajmi.net/