Elina Duni i jep shpirt shtëpisë së Emin Gjikut (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptaro-zvicerane ka kënduar në mbrëmjen humanitare të organizuar nga KAEF, në Muzun Etnologjik të Kosovës.

ShowBiz

23/09/2016 22:02

Shtëpia e Emin Gjikut në Prishtinë, prezanton ciklin e jetës nga lindja deri në vdekje.

Në këtë shtëpi qindra vjeçare, ruhet trashëgimia kulturore e rajoneve të Kosovës. Por sonte gjithë kësaj trashëgimie fizike, iu shtua edhe ajo shpirtërore, shkruan lajmi.net.

Këngët e vjetra qytetare dhe folklorike të përpunuara në etno-jazz nga Elina Duni, me performancen e saj të veçantë, i kanë jep shpirt shtëpisë dy shekullore te Emin Gjikut në Prishtinë.

Organizatorët nga KAEF, falëndëruan të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. Ata kërkuan që të përkrahen për punën e tyre me studentë, për të cilët thanë se janë investim për të ardhmen e Kosovës./lajmi.net

14455929_10209200395380505_1973808692_o (2) 14423629_10209200399580610_1342466457_o (2) 14459676_10209200398460582_1882221402_n (1) 14423629_10209200399580610_1342466457_o (1)