Elina Duni do të këndojë shqip në Beograd
Këngëtarja shqiptare Elina Duni do të ndalet edhe në Beograd gjatë turit të saj ballkanik.
ShowBiz
Elina Duni ka lansuar albumin e saj të radhës ‘Dallëndyshe’, album ky që përmban 12 këngë të vjetra shqipe që i janë dedikuar mërgimit dhe dashurisë.
Për të promovuar alubin, Elina ka filluar një turne në Ballkan, turne ky i cili do të fillojë me koncertet në Tiranë në datat 14 dhe 15 shtator, transmeton Lajmi.net.
Por, ajo që është më e rëndësishme është se Elina do të ndalet edhe në Beograd dhe do të këndojë në shqip.
Elina ka thënë për Shqiptarja.com: “Është shumë emocionuese! Në fakt, ky tur realizohet në bashkëpunim me festivalin Swiss Music Days i cili e ka qendrën tij midis Bienës në Zvicër dhe Beogradit. Kam një emocion të veçantë pasi nuk kam qenë asnjëherë në Beograd dhe për herë të parë do të këndoj atje shqip. Janë pikërisht këto lloj urash lidhëse të cilat, duhet të paktën ti tentojmë. Jam e emocionuar dhe shpresoj që do të vijnë disa miq nga Kosova që do të më mbështesin edhe pse Beogradi ka një kulturë të kahershme të muzikës jazz”./Lajmi.net