Eliminohet Italia, tifozët gjejnë ekipin e tyre për “Kampionatin botëror 2018”
“Calciomercato.com” ka krijuar një sondazh duke kërkuar emrin e skuadrës për të cilën do të jenë tifozë në mungesë të Italisë.
Sport
Tifozët italianë kanë mbetur të dëshpëruar pas eliminimit të skuadrës së tyre në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.
Por, portali “Calciomercato.com” ka krijuar një sondazh duke kërkuar emrin e skuadrës për të cilën do të jenë tifozë në mungesë të Italisë, përcjell “lajmi.net”.
Numrin më të madh të votave e mori Argjentina, shumë më tepër se skuadrat e tjera që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garën e madhe në Rusi. /Lajmi.net/