Elif Elmas premton ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi: Te Napoli jemi duke mbledhur të holla

Futbollisti i Napolit dhe Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas përmes një video në rrjetet sociale i ka premtuar ndihma të prekurve nga tërmeti në shtetin e Turqisë dhe Sirisë. Ditë më parë një tërmet i fuqishëm goditi disa qytete të Turqisë, duke lënë të vdekur një numër të madh banorësh, shkruan Lajmi.net Bashkëlojtari…

Sport

15/02/2023 16:13

Futbollisti i Napolit dhe Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas përmes një video në rrjetet sociale i ka premtuar ndihma të prekurve nga tërmeti në shtetin e Turqisë dhe Sirisë.

Ditë më parë një tërmet i fuqishëm goditi disa qytete të Turqisë, duke lënë të vdekur një numër të madh banorësh, shkruan Lajmi.net

Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit tregon përmes një videoje se do të mbledhin fonde te lideri i Serie A në Itali, Napoli.

“Më vjen shumë keq për vendin tim. Jam duke u munduar ta bëjë më të mirën. Sa i përket donacionit, ne te klubi i Napolit jemi duke mbledhur të ardhura. Shpresojmë që t’i dërgojmë sa më shpejt në Turqi”, ka thënë Elmas

23-vjeçari ka kaluar dy sezone në ekipin turk Fenerbahce, ku zhvilloi 34 paraqitje dhe shënoi katër gola. Elmas është nga një familje shqiptare që kishte kaluar kohë në shtetin e Turqisë./Lajmi.net/