El Chiringuito: Real Madrid heq dorë nga Haaland

Real Madrid i është larguar garës për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

16/11/2021 11:39

Norvegjezi ishte prioriteti kryesor i Realit pas Kylian Mbappe, por tani klubi madrilen është larguar nga kjo garë, transmeton lajmi.net.

Gazetari me burime të shumta pranë Real Madridit, Josep Pedrerol nga “El Chiringuito” raporton se Real Madrid e ka hedhur poshtë mundësinë e nënshkrimit të Haaland.

Arsyeja kryesor thuhet se është që besojnë që Haaland do përfundojë në Premierligë sezonin tjetër.

Ndërkohë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro që do aktivizohet në verë, ku kërkohet nga top klubet, si Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich.

Është raportuar disa herë që Haaland nuk do vendos për të ardhmen para marsit, ngase dëshiron të shoh projektin e secilës skuadër të interesuar./Lajmi.net/