El Chiringuito: Real Madrid bën ofertën e fundit, 180 milionë euro për Mbappe

Real Madrid mesa duket kanë bërë ofertën e fundit për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

26/08/2021 19:32

Gjiganti spanjoll sipas El Chiringuito, ka ofruar plotë 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Televizioni spanjoll, raporton se kjo është oferta e fundit e Realit drejt PSG-së për Mbappe.

Oferta e parë me vlerë 160 milionë euro u refuzua dhe Leonardo zyrtarisht pranoi se nuk ishte as afër se çfarë kërkojnë.

Ndërkohë, Mbappe është duke pritur që të arrihet marrëveshja që këtë edicion të ‘vishet’ me fanellën e Realit.

Mbetet të shihet përgjigja e klubit francez, derisa spekulohet se dy klubet do kenë bisedime pas pak, meqenëse është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/