Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar S.S., nga Italia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘kontrabandë me emigrantë’. Ekstradimi…
Lajme
Policia e Kosovës sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar S.S., nga Italia për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘kontrabandë me emigrantë’.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.