Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar, në koordinim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të policisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ekstradimet janë realizuar më 17 dhe 19 shkurt…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar, në koordinim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të policisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ekstradimet janë realizuar më 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet në Gjermani, transmeton lajmi.net.
Të dy personat kërkoheshin përmes Interpol. Njëri prej tyre dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Pas mbërritjes në Kosovë, të ekstraduarit u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./lajmi.net/