Ekspozita skandaloze: Avokati Bajraktari shpjegon për çfarë vepre penale mund të akuzohet Gashi dhe deri në sa vite burgim mund të dënohet nëse shpallet fajtor

Ekspozita skandaloze e Shkëlzen Gashit ka bërë bujë të madhe. Shumë persona kanë reaguar mbi këtë ekspozitë skandaloze që shtrembëroi faktet mbi masakrat që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 nga forcat serbe, transmeton lajmi.net. Kjo ekspozitë ishte financuar nga Kuvendi i Kosovës. Shumica e personaliteteve që kanë reaguar thanë se kjo ekspozitë i shkon…

Lajme

28/03/2026 22:09

Ekspozita skandaloze e Shkëlzen Gashit ka bërë bujë të madhe.

Shumë persona kanë reaguar mbi këtë ekspozitë skandaloze që shtrembëroi faktet mbi masakrat që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 nga forcat serbe, transmeton lajmi.net.

Kjo ekspozitë ishte financuar nga Kuvendi i Kosovës. Shumica e personaliteteve që kanë reaguar thanë se kjo ekspozitë i shkon karshi narrativës serbe.

Në lidhje me këtë ngjarje, lajmi.net ka kontaktuar avokatin e njohur, Ardian Bajraktari për të mësuar më shumë rreth anës juridike dhe se me çka mund të përballet ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti.

Bajraktari fillimisht tha se narrativa të tilla si kjo e ekspozitës së Gashit nuk duhet të kenë vend në sheshet e Kosovës.

“Narrativat që synojnë rishkrimin apo shtrembërimin e historisë nuk duhet të kenë vend në sheshet tona.”, tha ai.

Tutje, avokati i njohur u shpreh se është e arsyeshme që Prokuroria të aktivizohet në këtë rast. Ai shtoi se duhet të bëhet vlerësimi se nëse ekzistojnë elemente të veprës penale të nxitjes së përçarjes.

“Qasjet përmes të cilave tentohet të relativizohet lufta si vlerë sublime e jona dhe të deformohet realiteti historik nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Në këtë kontekst, është e arsyeshme që Prokuroria të fillojë punën e saj në drejtim të grumbullimit të informatave dhe vlerësimit nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, me shumë gjasë “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, e paraparë me nenin 141 të Kodit Penal.”, u shpreh ai.

Bajraktari në fund tha se për këtë vepër penale, Kodi parasheh dënim me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

“Thelbi i kësaj vepre penale qëndron në ndalimin e nxitjes apo përhapjes publike të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupeve të tjera të përcaktuara mbi bazën e karakteristikave personale. Për këtë vepër, Kodi parasheh dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.”, tha ai./lajmi.net/