Eksploruesi thyen ‘gurin e artë’ për të zbuluar sekretin 185 milionë vjeçar

Një eksplorues i lumtur theu gurin e artë, por thesari i vërtetë ishte brenda.

Fun

05/02/2019 17:44

Aaron Smith, 22 vjeç, po gërmonte rreth Sandsend Beach në Jorkshire. Në klip, studenti mjekësor po mban një copëz të madhe të ‘gurit të artë’, transmeton lajmi.net.

Por pastaj Aaroni e ndan gurin në gjysmë për të zbuluar sekretin e fshehur brenda.

Shfaqet një fosil i madh, i ngulitur në shkëmb në gjysmën e sipërme dhe pjesërisht në pjesën e poshtme.

Dhe eksploruesi zbulon detajet e jashtëzakonshme pas këtij zbulimi në rrjetet sociale.

Videoja ka marrë mijëra reagime, ndërsa ka marrë edhe vëmendjen mediatike. /Lajmi.net/