Eksplodim i fuqishëm në qendër të Kabulit, raportohet për viktima

Një sulm me makinë-bombë e ka tronditur sot qendrën e kryeqytetit Kabul në Afganistan, kanë thënë zyrtarët.

Bota

27/01/2018 10:44

Sipas tyre, sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnaëaz Haqyar tha, po ashtu, se nga ky sulm ka viktima dhe dëme të mëdha në ndërtesat e afërta, por nuk ka dhënë më tepër informacione, njofton rel.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se së paku 18 civilë të plagosur janë dërguar në spitalet e Kabulit.

Ky sulm u bë një javë pas atij në Hotel Intercontinental në Kabul, nga i cili u vranë 25 vetë.