Eksperti: Kosova si Bangladeshi, Kina dhe Iraku ndaloi prodhimin e kriptovalutave

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave. Ky vendim ka bërë bujë në të gjithë botën dhe ka zënë vend në faqet më të mëdha të mediave botërore.

Lajme

12/01/2022 10:55

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe eksperti i sigurisë kibernetike, Graham Cluley, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se me një vendim të tillë, Kosova i është bashkuar Kinës, Algjerisë, Bangladeshit e shumë vendeve të tjera që kanë ndaluar procesin e emëruar si “mining”.

“Kosova i bashkohet Kinës, Algjerisë, Bangladeshit, Egjiptit, Irakut, Marokut, Katarit, Tunizisë, etj duke ndaluar prodhimin e kriptovalutave”, ka shkruar ai.


Cluley tutje ka ironizuar duke thënë se sa kohë do të duhet që këto shtete të ndalojnë edhe antivirusët “Norton 360” dhe “Avira”.

“Sa gjatë do të shkojë deri kur këto vende të ndalojnë gjithashtu edhe Norton 360 dhe Avira”, ka përfunduar Cluley, i cili ka një numër shumë të madh ndjekësish në “twitter”.