Eksperti amerikan për Lindjen e Mesme: Sulmet izraelite synojnë përmbysjen e regjimit iranian

Sulmi i befasishëm i Izraelit ndaj Iranit të premten kishte një qëllim të qartë: ndërprerjen e thellë të programit bërthamor të Teheranit. Por sipas, Michael Singh nga Instituti i Uashingtonit për Politikën në Lindjen e Afërt dhe ish-zyrtar i lartë gjatë presidencës së George W. Bush, shkalla e sulmeve, zgjedhja e objektivave nga Izraeli, dhe…

Bota

17/06/2025 12:07

Sulmi i befasishëm i Izraelit ndaj Iranit të premten kishte një qëllim të qartë: ndërprerjen e thellë të programit bërthamor të Teheranit.

Por sipas, Michael Singh nga Instituti i Uashingtonit për Politikën në Lindjen e Afërt dhe ish-zyrtar i lartë gjatë presidencës së George W. Bush, shkalla e sulmeve, zgjedhja e objektivave nga Izraeli, dhe fjalët e politikanëve të tij tregojnë një ambicie tjetër afatgjatë: rrëzimin e vetë regjimit.

“Mendohet se një nga arsyet pse Izraeli po vepron kështu është sepse shpreson të shohë një ndryshim regjimi,” është shprehur për Reuters, Singh.

“Ai do të donte të shihte popullin e Iranit të ngrihej,” ka shtuar tutje ai, duke theksuar se numri i kufizuar i viktimave civile në rundin e parë të sulmeve flet gjithashtu për një synim më të gjerë.

Kujtojmë se në një fjalim video disa orë pasi avionët luftarakë izraelitë filluan të godisnin objektivat bërthamore iraniane dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian.

“Regjimi islamik, i cili ju ka shtypur për pothuajse 50 vjet, kërcënon të shkatërrojë vendin tim, Shtetin e Izraelit,” tha Netanyahu.