Ekspertët tregojnë për rreziqet që kanosen si pasojë e fjetjes afër mbushësit të telefonit
Pothuajse të gjithë ne e vendosim pranë ose nën jastëk telefonin sa herë që biem në gjumë.
Auto & Tek
Kjo mund të çojë në një rrezik të madh, meqë mbushësit janë të prirur të shpërthejnë, transmeton lajmi.net.
Në fakt, kur vendoset telefoni nën jastëk, nxehtësia e krijuar nga mbushësi mund të çojë në djegien e tij, e si rrjedhojë edhe në përfshirjen e zjarrit.
Sipas faqes në Facebook të Departamentit të Zjarrit të Njutonit, SHBA, 58% e fëmijëve dhe adoleshentëve lënë telefonat duke ngarkuar nën ose në afërsi të shtratit të tyre, gjersa ata janë në gjumë.
“Kërkimet kanë zbuluar që 53% e fëmijëve / adoleshentëve ngarkojnë telefonin ose tabletin e tyre në shtrat ose nën jastëk. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nxehtësia e krijuar nuk mund të shpërndahet dhe mbushësi nuk do arrijë ta përballojë ngrohtësinë”, potencuan ata në Facebook.
Ekzistojnë shumë hulumtime mbi rreziqet e dritës blu të emetuar nga telefonat inteligjentë, tabletët, laptopët. Në fakt, këto emetime janë të prirura të prishin cilësinë dhe sasinë e gjumit.
Spirulina është ushqimi më i efektshëm në largimin e metaleve të rënda dhe toksinat nga indet e gjirit. /Lajmi.net/