Ekspertë francezë të BE-së me mision këshillash e udhëzimesh në Kosovë për operueshmërinë hekurudhore
Drejtori për Fqinjësi Lindore të Bashkimit Evropian dhe Ndërtimin e Institucioneve në BE, Laërence Meredith, ka bërë të ditur se ekspertë francezë të BE-së janë duke punuar me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.
Lajme
Ekspertët nga instrumenti i asistencës evropiane ‘TAEIX’ kanë për qëllim që të ofrojnë këshilla dhe udhëzime për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë për harmonizimin e legjislacionit për ndëroperueshmëri hekurudhore në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së, transmeton lajmi.net.
Ekspertët e TAIEX do të ndajnë ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërveprimin e sistemeve hekurudhore dhe do të këshillojnë për përgatitjen e dokumenteve përkatëse.
Postimi i plotë i Meredith:
#EUTaiex?? experts from #France ?? are now working with #Kosovo Railway Regulatory Authority ?
Aim of the mission ?? to enhance interoperability!
Learn more here ?? https://t.co/aUfaBbSMwi#EUYearofRail #WesternBalkans #Transport pic.twitter.com/ovFhLkWeaQ— Lawrence Meredith ?? (@LMeredithEU) December 1, 2021