Eksperiment social: Sa lehtë joshen femrat në veturat e të panjohurve (Video)
“Unë kam mundur të të përdhunoj!” ju thotë Joey përderisa i josh femrat e dehura deri në veturën e tij gjatë natës, për të ua dëshmuar se sa lehtë ato mund të rrëmbehen nga të huajt që duken “njerëz të mirë”

Fun
Kurrë mos u futni në veturë me një person të huaj, është mësimi i parë që prindërit ua mësojnë fëmijëve të tyre.
Por sidoqoftë, një mashkull e ka dëshmuar se sa lehtë është për rrëmbyesit që ti joshin vajzat e reja në veturat e tyre dhe ti rrëmbejnë ato, edhe kur ato janë me shoqëri të tyre.
Në eksperimentin e fundit social, ylli i YouTube-së, Joey Salads, 21 vjeçar, e ka filmuar vetën duke ju kërkuar vajzave që të hipin në veturë me të dhe të shkojnë në një ‘after party’.
Edhe pse ai ishte plotësisht i huaj për to, thuajse të gjitha femrat pranonin pa asnjë hezitim që të shkonin me të pasi që ai dukej ‘njeri i mirë’.
“Unë kam mundur të jem një rrëmbyes. Unë kam mundur të ju përdhunoj dhe të bëjë çfarë të dua me ju.” Kështu i paralajmëron Joey dy vajza në videon e tij.

Joey, i cili njihet për rrengjet e tij dhe eksperimentet sociale, më herët ka demonstruar se sa lehtë është ti ‘drogosh’ femrat, dhe në fillim të kësaj videoje, ai shpjegon se ai dëshiron të sheh nëse femrat janë të gatshme të hipin në veturë me një person krejtësisht të huaj pas një nate në klub.
Para se ai ti afroj femrat tek vetura e tij, ylli i eksperimenteve sociale ju tregon atyre se ato duhet të ecin përgjatë një korridori për tu larguar.
Shoku i Joey, Tom, i filmon dy vajza duke u mbajtur për njëra-tjetrën përderisa ato e gjejnë rrugën drejt korridorit.
“Ku jeni duke shkuar?”, i pyet ato Joey, përderisa ai hip në veturën e tij sportive.
“Më pëlqen vetura juaj!” i thotë njëra vajzë pasi që Joey i fton ato për një ‘after party’.
Kur ato pajtohen të shkojnë në ‘after party’, ai ju thotë të hipin në veturë dhe të shkojnë së bashku.
“Si e ke emrin?” e pyet njëra vajzë Joey-n, pasi ajo hip në veturën e tij.
Joey së shpejti ju shpjegon se nuk ekziston ndonjë ‘after party’, duke i lënë vajzat të ndihen konfuze.
Dhe kur njëra nga vajzat e pranon se nuk e njeh atë aspak, ajo i justifikon veprimet e saj duke thënë: “Ti je i lezetshëm. E ke një veturë shumë të mirë. Ti vetë the ejani në ‘after party’.”
Ato vajza ishin të dehura dhe kur Joey i pyet nëse ato janë të dehura, ato e shikojnë njëra-tjetrën dhe e mohojnë atë gjë.
Pasi që ai i paralajmëron se nuk duhet të hipni në veturë me njerëz të huaj, Joey ju thotë se do i dërgoj ato kudo që ato kanë dëshirë dhe vajzat pajtohen me këtë, që është ironike pasi që ai ende është një person i huaj.
Njëra nga vajzat e cila është e ulur në ulëset pas, nuk duket e shqetësuar aspak pasi që ajo edhe e pyet Joey nëse mund ta ngrit zërin e radios.
Për grupin tjetër të femrave, Joey e parkon veturën afër tyre dhe prapë ju thotë se është një ‘after party’ aty afër.
Të gjitha vajzat duken shumë entuziaste për të shkuar, përpos njërës vajzë e cila dëgjohet duke u munduar ti bind shoqet e saj të mos hipin në veturë me një person të panjohur.
“Nuk më intereson. Unë dua të shkoj”, thotë njëra vajzë dhe e hap derën e veturës së Joey për të hipur aty.
Përderisa 2 vajzat ulen në karrigen e parë, Joey i kërkon vajzës së tretë që të hip edhe ajo por ajo vazhdon të refuzoj vazhdimisht.
Joey i jep asaj adresën që nëse dëshiron ajo mund ti takoj këta atje, sidoqoftë, ajo është e vendosur që të shkoj në shtëpi.
Kjo vajzë e re ju thotë shoqeve të saj që ato ti shkruajnë SMS nëse kanë nevojë për ndonjë gjë.
“Pse nuk dëshiron shoqja juaj të vie? Ajo është duke u sjellë sikur të ishte nëna juaj”, kështu ju thotë Joey shoqeve të saja që tanimë janë në veturën e tij.
Ato fillojnë të qeshin me shoqen e tyre dhe kësisoj Joey e ndalon veturën afër shoqes së tyre dhe ju tregon se nuk ekziston ndonjë ‘after party’.
“Ti e ke bërë gjënë e duhur’ i thotë ai vajzës që është duke qëndruar në trotuar.
Kur Joey i pyet ato se pse ato pranuan të hipnin në veturë me të, ato me të njëjtën arsye si vajzat më parë, u justifikuan se ai dukej si njeri i mirë dhe i lezetshëm.
Dhe më në fund, Joey e sheh një vajzë duke ecur e vetmuar për në shtëpi.
Ai e ndalon veturën dhe e pyet atë nëse ajo dëshiron të shkojë në një ‘after party’.
Ajo vajzë vazhdimisht e pyet se kush do të jetë në atë aheng, por ajo më në fund bindet kur Joey i tregon asaj se festa është te shtëpia e një shoku të tij, dhe se ka plot njerëz të ftuar.
Pos kësaj, Joey edhe i ofron asaj një mundësi që ajo të ju dërgoj mesazh shoqeve të saja dhe të ju thotë të vijnë, por ajo vazhdimisht këmbëngulë që nuk e di ku janë shoqet e saj dhe se është e vetme.
Prapë kur Joey dëshiron ta marrë vesh se pse ajo ishte e gatshme të hipte në veturë me një person të huaj, ajo përgjigjet se ai dukej si njeri i mirë dhe se nuk e kishte menduar këtë.
“Unë kam mundur të jem ndonjë vrasës apo përdhunues’, i thotë ai asaj vajzës përderisa e dërgon atë në shtëpi.
‘Ndonjëherë ata që sillen mirë janë më të këqijtë.” Thotë Joey. /Lajmi.net