Ekonomia e Gjermanisë po “vdesë”: Numër rekord i kompanive të mëdha po falimentojnë
Ekonomia gjermane po regjistron sërish një valë falimentimesh të kompanive të mëdha, duke iu afruar nivelit të vitit pandemik 2020, sipas një analize të siguruesit të kredive Allianz Trade. Këtë vit, ne kemi përsëri falimentime të kompanive të mëdha që janë në rrugën e duhur për të arritur shifra rekord nga viti 2020, tha eksperti…
Bota
Ekonomia gjermane po regjistron sërish një valë falimentimesh të kompanive të mëdha, duke iu afruar nivelit të vitit pandemik 2020, sipas një analize të siguruesit të kredive Allianz Trade.
Këtë vit, ne kemi përsëri falimentime të kompanive të mëdha që janë në rrugën e duhur për të arritur shifra rekord nga viti 2020, tha eksperti i falimentimit të Allianz Trade, Maxime Lemerle.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 45 raste, ka treguar studimi. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 26 dhe në 2021 vetëm 17. Sipas llogaritjeve të Allianz Trade, 58 kompani të mëdha deklaruan falimentim gjatë gjithë vitit 2020, ku 44 prej tyre në nëntëmujorin që përfundoi në shtator.
Deri në shtator të këtij viti, 12 kompani të mëdha tekstili dhe shitës me pakicë të modës dhe gjashtë spitale kishin shpallur falimentimin, tregoi studimi.
“Të dhënat janë në përputhje me një raport të Institutit Spitalor Gjerman (DKI), i cili thotë se dy të tretat e spitaleve gjermane e konsiderojnë situatën e tyre aktuale financiare të keqe ose shumë të keqe”, shkruajnë ekspertët e falimentimit nga Allianz Trade.
Më shumë falimentime janë regjistruar në ndërtim, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, të ndjekura nga tregtia dhe shërbimet.
Kreu i Allianz Trade, Milo Bogaerts, parashikon një periudhë të vështirë për shitësit me pakicë në sezonin e ardhshëm të shpenzimeve përpara festave të Krishtlindjes.
“Ndoshta do të ketë shumë më pak dhurata nën pemën e Krishtlindjes këtë vit. Çmimet e ushqimeve janë ende të larta, pavarësisht normës më të ulët të inflacionit. Qytetarët po kursejnë për çdo gjë tjetër, ndaj dalin më pak, blejnë më pak rroba dhe dhurata për Krishtlindje”, tha ai.
Sipas Allianz Trade, kompani të mëdha janë ato me xhiro vjetore të paktën 50 milionë euro.