Ekipi i vitit në Ligën e Kampionëve

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve do të fillojë nesër mbrëma me duelet e para të grupeve A,B, C dhe D. Ende pa u zhvilluar asnjë ndeshje në stinorin e ri të garës elite të klubeve të kontinentit, webfaqja Goal.com nuk ha hezituar të publikojë një formacion të përbërë nga futbollist që beson se…

Sport

16/09/2013 15:12

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve do të fillojë nesër mbrëma me duelet e para të grupeve A,B, C dhe D.

Ende pa u zhvilluar asnjë ndeshje në stinorin e ri të garës elite të klubeve të kontinentit, webfaqja Goal.com nuk ha hezituar të publikojë një formacion të përbërë nga futbollist që beson se do të shkëlqejnë gjatë këtij viti.

Në portë është vendosur portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois. Reparti defanziv përbëhet nga Ashley Cole nga Chelsea në krahun e majtë.

Kurse, në pozitën e qendërmbrojtësve gjenden Dante i Bayern Munichut dhe Thiago Silva nga Paris Saint-Germain.

Krahu i djathtë është i rezervuar për zviceranin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner. Në mesfushë, talenti i Juventusit, Paul Pogba zë vendin në qendër përkrah Ilkay Gundoganit nga Borussia Dortmund.

Kurse, para tyre vijnë ‘bombarduesit’ e portave kundërshtare. Në të majtë, Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, mesfushori brazilian Oscar nga Chelsea është në qendër kurse në të djathtë, ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery.

Në sulm, i vetmuar është Lionel Messi i Barcelonës.