Ekipi i juristëve kosovarë të Universitetit të Prishtinës arrin në finalen e madhe të Vjenës
Ekipi i Universitetit të Prishtinës për herë të parë në histori ka hyrë në mesin e ekipeve më të forta finaliste në botë në garën për juristët.
Lajme
Kjo garë njihet edhe si gara e drejtësisë Willem VIS dhe mbahet në Vjenë.
Pjesë e ekipit kosovar është edhe deputetja, Vjosa Osmani.
Universiteti i Prishtinës ka lënë mbrapa rreth 300 universitete prestigjioze botërore, shkruan lajmi.net.
Në ekipin e Kosovës kanë marrë pjesë, përveç Vjosa Osmanit, edhe Dafina Buqaj, Alba Dushi, Gentrita Bajrami, Klit Shala, Afrore Shaipi, Eris Hana, Diellza Mujaj, Agon Sokoli dhe Donikë Qerimin. /Lajmi.net/