Ekipi gjerman humbet me rezultat 37-0, luajti me vetëm shtatë lojtarë

Nëse ka një fushë në jetë që distancimi shoqëror është një problem, ai është në futboll dhe kjo provoi të ishte rasti për një ekip amator të futbollit gjerman fundjavën e kaluar.

Fun

18/09/2020 19:04

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ripdorf, i cili luan në një nga ligat amatore të futbollit gjerman, u shkatërrua duke u mundur 37-0 pasi ata luajtën ndërsa ishin distancuar nga të tjerët, pas frikës se mund të kontraktonin coronavirus nga kundërshtarët e tyre.

Ripdorf luajti ndaj SV Holdenstedt II fundjavën e kaluar, por ndeshja u vu në dyshim pas pretendimeve se një lojtar i Holdenstedt kishte qenë në kontakt me dikë të infektuar me COVID-19.

Presidenti i Ripdorf, Patrik Ristow, kishte bërë pretendimin se një kundërshtar mund të kishte kapur sëmundjen vrasëse gjatë ndeshjes së mëparshme të Holdenstedt kundër Eddelstorf.

Skuadra e Holdenstedt më vonë doli negativ për koronavirus por Ripdorf nuk ishin të kënaqur me ato rezultate sepse periudha standarde e izolimit prej 14 ditësh nuk ishte përfunduar.

Në një orvatje për të ndërprerë lojën, Ripdorf iu lut autoriteteve lokale të futbollit por përpjekjet e tyre u refuzuan.

Ata u detyruan të luanin, duke zgjedhur vetëm shtatë lojtarë në ekipin e tyre sepse lojtarët e tjerë refuzuan, por siguruan që ata të ruanin një distancë prej dy metra nga kundërshtarët e tyre gjatë 90 minutave.

Kjo lejoi në mënyrë të pashmangshme që Holdenstedt të fillojë “shkatërrimin” dhe të shënojë 37 gola pa përgjigje.

YouTube player