Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së merkatos, pasi nga Arabia Saudite ka ardhur interes konkret për transferimin e tij. Klube saudite po përgatisin një ofertë shumë të leverdishme financiarisht, që mund të përfshijë një kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net. Agjenti i sulmuesit polak pritet të zhvillojë bisedime në ditët në vijim, ndërsa vetë…

Sport

25/12/2025 23:55

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së merkatos, pasi nga Arabia Saudite ka ardhur interes konkret për transferimin e tij.

Klube saudite po përgatisin një ofertë shumë të leverdishme financiarisht, që mund të përfshijë një kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Agjenti i sulmuesit polak pritet të zhvillojë bisedime në ditët në vijim, ndërsa vetë Lewandowski nuk ka marrë ende një vendim dhe nuk po nxiton për të ardhmen. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026, ndërkohë që interesim ekziston edhe nga MLS.

Pavarësisht disa problemeve fizike këtë sezon, 37-vjeçari vazhdon të jetë një emër i rëndësishëm dhe me disa alternativa për vazhdimin e karrierës./lajmi.net/